Follow Us

Pjesë e Fun Fair Albania

Kauza Sociale

Panairi dhe eventet e Fun Fair Albania krijojnë një ambient të gëzuar, të sigurt dhe bashkëpunues për fëmijët dhe familjet. Vizitorët e panairit e përjetojnë atmosferën përmes pjesëmarrjes aktive, duke e kthyer këtë event në një hapësirë shprehëse, ndërvepruese dhe mbi të gjitha të mbushur me gëzim – ashtu siç duhet të jetë bota e çdo fëmije.

Një nga pikat kyçe të këtij projekti është kauza sociale dhe angazhimi ynë për gjithëpërfshirjen e fëmijëve, pavarësisht veçorive apo nevojave të tyre individuale.

Ky është një prioritet ambicioz, të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë vit pas viti. Që në edicionin e parë, si një hap konkret drejt këtij vizioni, kemi ftuar Qendrën Jonathan të jetë pjesë e panairit me një stendë të dedikuar, ku zhvillohen aktivitete si pikturë, art & crafts dhe face painting, të realizuara nga mësuesit e qendrës.

Qendra Jonathan

Qendra Jonathan do të jetë pjesë edhe në edicionin e këtij viti, jo vetëm me stendë, por edhe me një shfaqje muzikale që do të integrohet në programin artistik të njërës prej ditëve të panairit. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të Fun Fair, fëmijët do të kenë mundësinë të kontribuojnë në projekt me piktura dhe krijime të ndryshme artistike, të cilat do të ekspozohen dhe do të vlerësohen me çmime gjatë tre ditëve të panairit.

Ky projekt ndërtohet mbi dëshirën dhe vizionin për t’u diversifikuar dhe për t’u rritur vit pas viti, duke ofruar gjithmonë më shumë alternativa argëtimi, mundësi shprehjeje dhe përfshirje aktive për të gjithë fëmijët, pa përjashtim.