RRETH NESH
Historiku Ynë
Panairi 2025 i dedikuar për fëmijët ofroi përmes stendave/subjekteve të ndryshme që u bashkuan në këtë organizim
zbritje, dhurata, apo shërbime, aktivitete, edukim e shfaqje të ndryshme.
Çdo stendë ishte konceptuar si një hapsirë
kreative dhe argëtuese për fëmijët, ku gjatë tre ditëve, patën mundësinë përmes stendave, të provonin eksperienca si:
poçeri, pikturë, kitarë, judo, art craft, thurje bizhuterish, patina me rrota, skateboard, lojra edukative, konsulta ortodoncie
për fëmijët si dhe lojra e aktivitete të ndryshme që secila stendë ofronte në panair.
- Zonë dedikuar sigurisë rrugore, me bashkëpunimin e DPSHTRR.
- Hapësira kreative të dedikuara për fëmijë.
- Kinema e hapur me filma të dubluar për fëmijë.
Zona e katërt dhe më kulmuesja në panair
ishte skena “Fun Fair”,
me program artistik dedikuar fëmijëve.
01. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
Shfaqje të përgatitura nga Qendra Kombëtare eKulturës për Fëmijë si: sfilatë, këndim, kërcime,
piktura, gjatë gjithë ditëve të eventit.
02. Cirku Kombëtar
Në skenën "Fun Fair" u realizuan plotshfaqje argëtuese e mahnitëse për fëmijët
duke përmbyllur mbrëmjet në skenë.
03. Qendra Jonathan
Një tjetër vlerë e shtuar ishte muzikali “Lion King”,ku në skenë u ngjitën fëmijët e qendrës
me nevoja të posaçme, duke dhuruar shumë emocion dhe një shfaqje të jashtëzakonshme.