FUN FAIR po vjen!
Festa më e madhe e fëmijëve, për herë të parë në një panair 3-ditor plot surpriza dhe argëtim.
Lajmi më i bukur: Në “Sheshin Italia do të gjeni edhe stendën tonë të dedikuar për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë!
Aty fëmijët e kurseve tona, por dhe këdo që ka dëshirë të na bashkohet, do të zhvillojmë:
-Ekspozita me piktura dhe instalacione
-Lojëra kreative e argëtuese
-Aktivitete artistike të ndryshme
-Dhurata
Dhe ka akoma:
Në skenën magjike të Fun Fair, gjatë të tre ditëve, do të shfaqet një program i veçantë me numra artistikë që kemi përgatitur posaçërisht për fëmijët.
Ejani të vizitoni stendën tonë dhe të shijoni atmosferën e FUN FAIR. Fundjava nuk ka qenë kurrë kaq plot me argëtim!
Burimi: https://infokult.al/event/fun-fair/